Lajme Arkiva 2003
Ambasada italiane në bashkëpunim me krahinën e Pulias ka zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave një koncert me muzikë klasike me rastin e mbylljes së presidencës 6 mujore të Italisë në Bashkimin Evropian.
Me këtë rast kanë marrë pjesë në këtë koncert zëvendës presidenti i rajonit të Pulias Giovanni Copertino, Presidenti i Republikës Alfred Moisiu si dhe përfaqësues të trupit diplomatik, politikanë, intelektualë etj.
Në këtë koncert ka interpretuar orkestra e Akademisë së Arteve, me solist violinistin Ibrahim Madhi, sopranon Artemisa Repa, si dhe janë interpretuar pjesë të ndryshme nga kori femëror i akademisë.
E veçanta e këtij koncerti ishte interpretimi për herë të parë i operës “Skënderbeu”, që kompozitori i madh Vivaldi, i kishte kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar, opera e cila është interpretuar për herë të parë në vitin 1718, pjesë të së cilës u zbuluan pjesërisht në vitin 1968.
Pas gati 300 vjetësh kjo opera rigjeti vlerësimin artistik nën interpretimin e këngëtarëve dhe instrumentistëve të Akademisë së Arteve./tvklan.al