Zgjedhjet parlamentare të viti 2005 janë një gur prove për integrimin e Shqipërisë në BE. Si të gjithë ndërkombëtarët edhe ambasadori gjerman në Shqipëri mendon se zhvillimi i zgjedhjeve të pakontestueshme do të jetë vendimtar për të ardhmen e vendit tonë. Amabsadori Hans Peter Hahn-en, gjatë një debati të hapur politik me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, ka deklaruar se si në të gjithë vendet e zhvilluara demokratike procesi zgjedhor nuk duhet të përgatitet nga partitë politike.
Hans Peter Hahn: “Në Gjermani dhe në të gjitha vendet e zhvilluara evropiane procesi parazgjedhor nuk përgatitet nga partitë politike pasi atëherë nuk do të ishte shumë i besueshëm. Prandaj mendoj se Shqipëria, pavarsisht se nuk mund të karahasohet me maturinë evropiane, duhet të zhvillojë një proces të depolitizuar. Mendoj se procesi reformues politik këtu ka mbetur pas ndaj duhet bërë më shumë, jo vetë nga qeveria, por edhe nga opozita. Zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë mendoj se është një shembull për t’u ndjekur.”
Megjithëse zhvillimi i zgjedhjeve të lira është shumë i rëndësishëm, sipas Hahn-en ato nuk do të jenë vendimtare për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Hans Peter Hahn: “Mendoj se procesi i integrimit është një shans shumë i madh për vendin tuaj prandaj duhet bërë më shuëm në fushën e reformave, në lufitimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pa arritur këto nuk mendoj se do ta keni të lehtë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane.”
Pas fjalës së përgatitur të amabsadorit, takimi ka vazhduar në formën e një debati. /tvklan.al