Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Ambasadori i SHBA Josef Limpreht, ka vizituar sot në mëngjes për më shumë se një orë, ambientet e TV Klan. I shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ambasadori Limpreht ka vizituar ambientet e punës, studiot televizive dhe ato të prodhimit.
Limpreht vlerësoi cilësinë e lartë teknike, por dhe profesionale të TV Klan. Ai u njoh ndër të tjera dhe me shtrirjen e Klanit në të gjithë territorin e vendit, në Kosovë dhe në gjithë zonat e tjera kufitare. Gjithashtu ambasadori, u njoh dhe me projektin më të fundit të grupit mediatik Klan, për botimin e gazetës së përditshme të titulluar “Korrieri”.
Drejtori i Përgjithshëm i TV Klan, i kërkoi ambasadorit Limpreht, të ndihmojë në nismën për respektimin e të drejtës së autorit në Shqipëri. Limpreht theksoi se do të jap gjithë ndihmesën e mundshme, që më së fundi dhe Shqipëria të fillojë respektimin e të drejtës së autorit, si një nga bazat e respektimit të lojës dhe të tregut. Ambasadori Limpreht shprehu dhe vlerësimin e tij personal për cilësinë e programeve informative dhe argëtuese të TV Klan./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego