Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kartat e reja të celularëve Alba karta, u janë shpërndarë sot të gjithë distributorëve që ka AMC-ja, për t’u hedhur nesër në treg. Janë rreth 20 mijë karta telefonike, një pjesë e të cilave shiten së bashku me aparate, që do të jenë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
Alba karta, u hodh për herë të parë në treg në muajin Dhjetor, ku u pajisën me këtë shërbim rreth 9 mijë abonentë. Çmimi në tregun e zi të kartave shkoi rreth dy mijë deri në tre mijë lekë të reja më tepër se çmimi zyrtarë i deklaruar nga AMC. Kjo dalje e dytë e kartave është me po të njëjtin çmim zyrtar të AMC./tvklan.al