Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Në fund të muajit Janar, do të fillojnë të shiten sërish në treg, kartat e shërbimit të ri celular të AMC. Nga zyrat e firmës Telenor Cosmoteo është konfirmuar lajmi për daljen në treg të kartave të reja dhe është sqaruar se çmimi i tyre nuk do të ndryshojë.
Janë zgjedhur gjithashtu edhe mosmarrëveshjet mes Entit Rregullator të Telekomunikacionit dhe AMC-së, në lidhje me çmimin e lartë të kartave. Sipas AMC-së, përfaqësuesit e tyre kanë shkuar sot pranë ERT-së, për t’u sqaruar në lidhje me mosmarrëveshjet midis tyre./tvklan.al
Gazetare – Fjodora Fjora