Një ditë pas arrestimit të Radovan Karaxhiç, dalin në dritë fakte të reja. Lokalizimi dhe arrestimi i të shumëkërkuarit Radovan Karaxhiç, duket se nuk është meritë vetëm për autoritetet serbe. Gazeta britanike FT aludon se shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike kanë rol kryesor në operacion.

Gazeta shkruan se 2 agjencitë e zbulimit dhe kundër zbulimit kanë bashkëpunuar me Beogradin për kapjen e Karaxhiç. Sipas saj autoritet serbe para disa javëve kanë marrë informacion nga një agjenci e huaj për vendndodhjen e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës. Vetë presidenti serb Boris Tadic, i ka pranuar menjëherë këto informacione duke bërë që ato të ishin mëse efikase.

Përsa i përket ekstradimit të Radovan Karaxhiç, ende nuk është dhënë një datë e caktuar por mendohet se ai do dërgohet në Hagë javën e ardhshme, pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore. Holanda nga ana e saj ka bërë të ditur se do të ratifikojë MSA-në me Serbinë pasi të ketë dëgjuar raportimin e kryeprokurorit të ri të Hagës Serge Vramerts.

Ndërkaq komuniteti ndërkombëtarë i kanë kërkuar me ngulm Serbisë të arrestoj dhe bashkëpunëtorin e Karaxhiç, Ratko Mlladiç për të përmbushur detyrimet që janë kërkuar në këmbim të integrimit europian./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj

Montazh: Vilma Halilaj