“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po i marrin fëmijët tanë peng”, u shpreh Kryeministri Rama.

Vendimi i qeverisë për bllokimin e aplikacionit “TikTok” në Shqipëri për 1 vit vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore.

Gazeta më e madhe në Itali, “La Republika” e cilëson të një natyre të ndryshme aktin e qeverisë Rama në krahasim me 20 rastet e bllokimin e këtij rrjeti social nëpër botë.

“La Republicca”: Gjithsej sot janë rreth 20 shtete që e kanë ndaluar. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar përdorimin e “TikTok” në pajisjet e personave që punojnë për institucione. Mbretëria e Bashkuar bëri të njëjtën gjë. Por Shqipëria është një rast më vete. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës. “Pervesitetet”, siç lexohet në motivacionin zyrtar.

“La Repubblica” shkruan se gjithçka për mbylljen e “TikTok” ka nisur nga ngjarja e 20 Nëntorit të kaluar, ku një djalë 14-vjeçar nga Tirana u godit me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

Gjithashtu “La Republika” përmend edhe faktin se vendimi i qeverisë shkaktoi dhe kritika të forta nga opozita, ku ish-Kryeministri Berisha dhe eksponentë të tjere politikë e quajtën këtë ndalim “censurë politike”, duke pretenduar se “TikTok” përdoret gjithashtu për fushata politike.

Tv Klan