Tre ish-të burgosurit amerikanë të arrestuar në Korenë e Veriut kanë lënë Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed dhe janë ribashkuar me familjet e tyre.

“Të tre janë mirënjohës, në gjendje të mirë dhe duke e përballuar situatën me sukses”,

tha zëdhënësja e Pentagonit, Maj Karla Gleason, në një deklaratë.

“Ata janë ribashkuar me familjet e tyre, ky rast i ka lumturuar të gjithë, ata kërkojnë privatësi ndërsa kalojnë kohë me të dashurit e tyre”.

Amerikanët Kim Dong Chul, Kim Hak-song dhe Kim Sang Duk, gjithashtu i njohur si Tony Kim, u liruan ndërsa sekretari i shtetit Mike Pompeo ishte në një vizitë në kryeqytetin e Koresë së Veriut në Penian, për të diskutuar takimin e ardhshëm të presidentit Donald Trump me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un./tvklan.al