Jemi ende në kohë, kështu ka deklaruar prefektja e qarkut Durrës Ingrid Shuli lidhur me zhvillimin spektaklit Miss Globi në Durrës. Ndonëse nga aktiviteti i vitit na ndajnë vetëm 4 muaj, në amfiteatrin e qytetit nuk është kryer ende asnjë punim për përshtatjen e ambienteve të tij. Megjithatë Shuli shprehet optimiste për mbarëvajtjen e spektaklit i cili do të zbresë në muajin shtator bukurinë e 5 kontinenteve. Mosfillimin e punimeve ajo ia atribuon disa procedurave burokratike të cilat nuk mund të kompromentojnë këtë aktivitet.
Ingrid Shuli: “Janë gati në proces procedurat e prokurimit, sepse fondet janë të përcaktuara dhe kuptohhet që ka një periudhë kohe burokratike, por të nevojshme, sepse janë në bazë të ligjit dhe me të mbaruar këto fillojnë punimet. Kryetari i Bashkisë është optimist dhe duhet të jemi të kënaqur për këtë.”
Amfiteatri i Durrësit do të jetë ndër stacionet kryesore të Miss Globit dhe një gjë e tillë shihet nga pushteti vendor si një mundësi më shumë për promovimin e turizmit arkeologjik në Durrës. /tvklan.al