Ruben Amorim mund të jetë trajneri i gjashtë i përhershëm i Mançester United që kur ata fituan për herë të fundit trofeun e Premier Ligës në vitin 2013, por 39-vjeçari tha se ai është njeriu i duhur që ta udhëheqë më në fund ekipin drejt lavdisë.

Tekniku portugez foli në konferencën për shtyp në qendrën stërvitore të Carringtonit, e para që kur ai u bë pjesë e “Djajve të kuq”.

“Jam paksa ëndërrimtar! Unë besoj te vetja ime, besoj te klubi, ne kemi të njëjtën mendësi! Besoj me forcë te lojtarët, e di se ju media jo, por unë PO! Dua që të provoj gjëra të reja! Ju djema nuk mendoni se kjo është e mundur, unë po!”

Sfida e parë e Amorimit do të jetë kundër Ipsuiç Taunit të dielën. Por kërkesa e lartë e llogarisë te një nga klubet më të mëdha të botës, ka bërë që shumë ta quajnë punën e portugezit si më të vështirën në botë. Por nga kjo, tekniku buzëqesh.

“Më quani naiv, por unë besoj plotësisht se jam njeriu i duhur për momentin e duhur! Nuk jam i shqetësuar rreth kësaj! Do të shikoni ndryshime të vogla! E humbim topin shpesh. Duhet të bëjmë më mirë në rekuperim dhe mjaft të aftë në detajet. Ne duhet të përmirësohemi në gjërat e vogla. Të kuptoj këto gjërat e vogla, them se jam mjaft i zoti!”

Amorim tregoi edhe se kishte marrë një mesazh urimi nga ish trajneri i United, Zhoze Murinjo.

Klan News