Paketa antiKÇK shkaktoi replika në studion e “Opinion”, mes analistit Artan Hoxha dhe zv/Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vlerësimin e analistit, ky ligj ishte i panevojshëm dhe show televiziv. Për të vërtetuar këtë ai mori edhe një shembull.
Artan Hoxha: Pyetje zëvendësministër, neni 33 ka gjë të re që mungonte në legjislacion?
Besfort Lamallari: Për pikën A vazhdimisht dhe fuqimisht është advokuar edhe nga partnerët që asistojnë Policinë e Shtetit, për ta pasur këtë dhe unë them që është e vonuar dhe duhet të jetë edhe në ligjin e Policisë së Shtetit. Në çdo vend të botës policia ka numrat e abonentëve për të krijuar edhe siguritë e nevojshme. Komunikimet, flukset e komunikimeve i ka prokuroria dhe gjykata ka pastaj kontentin në një procedim penal normal. Kur flasim për një situatë të krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe situata që rrezikojnë…
Artan Hoxha: E kuptova zotëri, po është koncept i ri ligjor. Tani, ia keni fut katunit, ta shpjegoj dhe përse. Lexoni fjalë e parë aty.
Besfort Lamallari: Dakord hë lexoje.
Artan Hoxha: Kur në bazë të informacioneve që disponohen, kur dyshohet se subjekte të këtij akti normativ, po planifikojnë të bëjnë terror… Marrim tani dy subjekte, unë që hy tek ky ligj, sepse qenkam dënuar me vendim të formës së prerë, po tentoj për një akt terrorist dhe Jordani që nuk hyn tek ky ligj, se nuk është kapur ndonjëherë dhe nuk është tek ato regjistrat, por që po planifikon edhe ky. Mua më fusin tek ky ligji dhe më gjejnë numrin e telefonit, Jordanit i rruajnë bishtin. Pra do të thotë Antiterrorin nuk e bën me këtë ligj e bën me atë ligjin tjetër. Po atëherë kur u bëka me atë ligjin përse u dashka ligji tjetër?
Besfort Lamallari: Është shumë e thjeshtë, një shprehje në katund thotë që zgjidhje shokun më të mirë se vetja, po e zgjodhe shokun ashtu, edhe shoku do ta hajë./tvklan.al