Kjo është foto e parë e një ylli jashtë Galaktikës sonë. Ky yll gjendet 160 mijë vjet dritë larg nesh, ka një masë 2 mijë herë më të madhe se të Diellit dhe është drejt shuarjes.

Fotoja e këtij ylli është shkrepur me anë të “Very Large Telescope” të Observatorit Evropian Jugor, në shkretëtirën e Atakamës në Kili.

Ky yll është pjesë e Mjegullnajës së Magelanit, një nga galaktikat satelit të Rrugës së Qumështit. Vrojtimi tregon se ylli është i rrethuar nga një sërë pluhurash kozmikë në formën e një veze. Në fazat përfundimtare të jetës, “Gjigandët e Kuq” si ky yll, humbasin shtresat e tyre të jashtme. Ky i fundit është një proces që zgjat mijëra vjet, derisa transformohen në stadin tjetër, atë të supernovës.

Klan News