Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vrasjet në Tiranë, për tre mujorin e parë të këtij viti numërohen dy herë më pak se vitin e kaluar. Nga 16 vrasje në tre muajt e parë të vitit 2000 në kryeqytet, sivjet deri tani kanë ndodhur 8, nga këto 7 janë zbuluar me autorë të arrestuar. Drejtori i Policisë së Tiranës, kolonel Ilirjan Zylyftari, në analizën tre mujore të aktivitetit, u ka kërkuar vartësve të tij më shumë mobilizim, pasi edhe pse krimi është në rënie, pasoja e tij në kryeqytet ndihet më shumë se në qytetet e tjera.
Ndërkohë në krahasim me vjet, sivjet janë shtuar krimet e vjedhjes të shtëpive, të makinave, të lokaleve, si dhe mashtrimet. Një rëndësi e veçantë është dhënë nga policia e Tiranës dhe për mbledhjen e armëve, ku katër komisariatet organizojnë shpesh aksione të tilla, ku janë sekuestruar mjaft armë të kalibrave të ndryshme./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj