Studiuesit: Pështyma e mëngjesit e marrë me pambuk efektive 98%
Tamponi molekular i pështymës për të evidentuar Sars Cov-2, rezulton efikas në 98% të rasteve. Konfirmimi mbërrin nga një studim i Universitetit të Padovës, nga Tetori deri në Dhjetor 2020, i kryer mbi 5579 vullnetarë dhe rreth 20 mijë kampione testimi.
Ky test kryhet me një pambuk, i cili përtypet në gojë për pak sekonda pas zgjimit në mëngjes. Të gjithë ata që rezultonin brenda 24 orësh pozitiv me këtë metodë të re, i nënshtroheshin më pas edhe tamponit tradicional që është aplikuar deri më tani dhe që vazhdon ende.
Si përfundim, testimet patën një konkordim në 98% të rasteve.
Rast tjetër ishte ai i një pacienti, i cili rezultoi pozitiv me testin e pështymës, por negativ me testin klasik, pasi kishte një karikim të ulët viral.
Studimi është publikuar në revistën e Federatës Ndërkombëtare të Kimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike.
Klan News