Universiteti Bujqësor me numrin më të madh të aplikuesve
Mbështetja financiare për studentët që zgjedhin programet kombëtare ka bërë që të rritet numri i të rinjve që ndjekin fushat e shpallura me interes kombëtar. Sipas Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, këtë vit numri i aplikuesve ka qenë dyfish më i lartë krahasuar me një vit më parë.
Ledina Mançka: Për vitin 2023-2024 në raport me vitin 2022-2023 kemi një shtim në interes të studentëve, sikurse edhe një dyfishim të fondit edhe të buxhetit për këtë mbështetje financiare për studentët e programeve kombëtare. dhe përfituan sipas ndarjes në total kanë qenë përfitues 300 studentë, nga të cilët 210 kanë qenë studentë të programeve prioritare dhe 90 ekselentë.
Universiteti i Bujqësisë mban numrin më të lartë të studentëve aplikues dhe përfitues të pagës mujore prej 40 mijë Lekë.
“Kryeson Universiteti Bujqësor duke qenë se ka pjesën e programeve të bujqësisë duke qenë se kanë qenë në programe prioritare, më pas kemi Universitetin e Tiranës me 125 aplikime, Universiteti i Durrësit me 124”, tha ajo.
Janë 39 programe te studimit që nxënësit mund të zgjedhin si degë prioritare në 5 fusha të ndryshe që përfshin, arsimin, artet, shkencat e natyrës, inxhinierinë, bujqësinë së bashku me veterinarinë. Krahasuar me një vit më parë ka një rritje të programeve të studimit të cilat janë cilësuar si prioritet kombëtar.
Shumica e programeve të studimit janë në fushat e shkencave të natyrës, aty ku nga viti në vit mungesat e studentëve kanë qenë gjithnjë e më të mëdha si dhe në inxhinieri, e ndjekur nga bujqësia dhe turizmi. Një nga kriteret për programet prioritare është edhe bllokimi i diplomës për një periudhë trevjeçare në përfundim të studimeve.
Tv Klan