Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Abonentëve që paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike, i kërkojmë të mirëkuptojnë amnistinë, deklaroi drejtori i përgjithshëm i KESH-it Andis Harasani.

Andis Harasani:- “Opinioni im dhe i kujtdo në lidhje me njerëz që paguajnë është që i vlerësojmë, që do mundohemi t’ju ofrojmë një shërbim më të mirë, të cilëve kemi filluar t’ia u ofrojmë, dhe i kërkojë që të vazhdojnë të paguajnë, duke i theksuar se korporata do vazhdojë  të forcojë masa për ata që s’paguajnë”.

Sipas Harasanit, mbledhja e faturave të prapambetura ishte një sfidë e pamundur.

Andis Harasani:- “E kuptoj pikëvështrimin që mund të jetë fyerje, por nuk mendoj se është fyerje për disa probleme. Në radhë të parë siç e thashë, kjo është një pastrim llogarish. Në radhë të dytë, besoj çdo njeri e ka të qartë kush janë mundësitë reale dhe konkrete të mbledhjes së detyrimeve nga viti 1994”.

Drejtori i KESH-it mendon se amnistia e borxheve ndaj familjarëve, do të ndihmojë pastrimin e llogarive të KESH-it, përball privatizimit. Faturat e prapambetura që prej vitit 2000, do të shlyhen me ndërhyrjen e policisë private. Borxhi që familjarët i kanë KESH-it, arrin në 13 miliard lekë, ndërsa borxhi i institucioneve publike kapërcen shifrën prej 3 miliard lekësh./tvklan.al