Osmani: Asocacioni nuk është kusht
Kosova pret rezultate pozitive nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, ku pritet të votohet raporti i Dora Bakojanis. Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se raporti i saj është pozitiv dhe se përmbajtja rekomandon që Kosova të bëhet anëtare e plotë e këtij Këshilli.
Duke komentuar letrën e tre liderëve të shtetit drejtuar raportueses për Kosovën e në të cilën u dha zotimi për zbatim të marrëveshjeve, në të cilat përfshihet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ajo ka thënë se Asociacionit nuk i kërkohet Kosovës para pranimit në KiE.
Vjosa Osmani: S’është përkushtim i marsit 2024, por i marrëveshjes bazike së vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit. Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë, s’dalim kurrsesi jashtë saj.
Osmani ka thënë se të gjitha nivelet e institucioneve janë angazhuar në lobim.
Nëse i jepet drita jeshile raportit sot në Komision atëherë pritet që të ketë një votim në muajin prill nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit për të vazhduar në mbledhjen e Komitetit të ministrave që vendoset për anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE.
Klan News