Gjetja e një golashënuesi nuk është një detyrë e lehtë për agjentët e futbollit. Ajo pikë është padyshim pjesa më e kërkuar nga klubet, pasi tërheqin shumë vëmendjen e tifozëve, rivalëve dhe mediave.
Por, dhimbja më e madhe është të jesh një zëvendësues dhe të mos gjesh hapësira të mjaftueshme në 11 titullarë. Megjithatë, kjo nuk e pengon aspak Ángel Rodríguez për të qenë një sulmues race. Tashmë në moshën 37-vjeçare, Tenerife ka në gjirin e saj golashënuesin më të mirë në historinë e futbollit spanjoll që vjen kryesisht nga stoli.
Ai tregon se nuk ka humbur asnjë pikë nga instinkti, pasi me 48 gola është edhe ai që bën diferencën kur aktivizohet si zëvendësues. Rodríguez ka startuar në 16 takime, ndërsa 17 herë si zëvendësues në 33 paraqitjet që ka bërë deri më tani këtë sezon, duke rritur performancën në fushën e lojës dhe realizuar në total 9 gola.
Qoftë si titullar apo zëvendësues, ai gjithmonë kërkon më të mirën për ekipin dhe për veten e tij, golin. Pa asnjë lloj spekulimi, çfarëdo minutash që i jep trajneri në detyrë, ai gjithmonë jep më të mirën. Goli është gjuha që Ángel Rodríguez e shpreh më së miri në fushë. 13 gola pas sulmuesit të Tenerife është Stuani.
Ylli i Girona ka shënuar 33 gola si zëvendësues, ndërsa baskët Óscar de Paula dhe Julio Salinas , të dy futbollistë në pension, ndajnë shkallën e tretë në podiumin e lojtarëve rezervë me 28 gola.
Klan News