Cristian Shpendi nuk ndalet së shënuari në Serie B me fanellën e Cesena-s. Sulmuesi shqiptar, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për skuadrën e tij.
21-vjeçari shënoi ndaj Frosinone, në sfidën që Cesena po humb me rezultatin 2-1. Në minutën e 38-të, Shpendi u shfaq te penallti, nga e cila gaboi, por përfitoi nga topi i kthyer prej portierit dhe ia doli të shënojë, për të barazuar përkohësisht rezultatin.
Ky është i 10-të sezonal për sulmuesin kuqezi këtë sezon, ndërsa duket në formë të jashtëzakonshme.
Nëse vazhdon me këtë formë, me shumë mundësi Shpendi do të do të grumbulluohet nga trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, për kualifikueset e Botërorit. /tvklan.al