Myrto Uzuni gjen golin e dytë në La Liga 2. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi në sfidën e javës së 6 të kampionatit midis Granadës dhe Malagas, që përfunddoi në barazim 2-2.
Uzuni shënoi në minutën e 77 për vendasit dhe ai u zëvendësua në minutën e 10. Lojtari 29-vjeçar realizoi edhe në javën e kaluar në përballjen kundër Elkes.
Në Turqi, erdhi një tjetër gol kuqezi. Taulant Seferi realizoi rrjetën e fitores për Bodrumspor në transfertën e Hatayspor në Superligën turke.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare vendosi takimin në minutën e 27 të lojës. Titullar për Bodrumspor edhe mbrojtësi kuqezi Arlind Ajeti.
Në Kategorinë e Parë në Turqi Odise Roshi kontribuoi në fitoren 2- 0 të Erzurumspor kundër Esenler Erokspor.
Për sulmuesin 33-vjeçar kjo është rrjeta e dytë në Kategorinë e parë turke.
Klan News