Angelina Jolie mahniti në tapetin e kuq në premierën e filmit “Maria”, që u mbajt të premten në Festivalin e Filmit në New York. Ajo ishte e shoqëruar nga tre fëmijët e saj, Zahara, Maddox dhe Pax.
Të dielën aktorja pozoi në eventin në Lincoln Center’s Alice Tully Hall me fëmijët e saj në krah. Jolie kishte veshur një fustan të bardhë pa mëngë, i cili ishte i përthyer në pjesën e poshtme.
Katërshja buzëqeshi para kamerave, teksa tregohej mbështetja për rolin e saj të ri si këngëtarja e ndjerë e operës Maria Callas.
Muajin e kaluar Jolie u emocionua teksa mori një ovacion prej 8 minutash pas premierës botërore të “Maria” në Festivalin e Filmit në Venecia./tvklan.al