Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe homologu i tij Dick Schoof e ndoqën së bashku ndeshjen gjysmëfinale mes Anglisë dhe Holandës.
Ata u larguan nga mbledhja e Samitit të NATO-s që po mbahej në Uashington dhe gjetën një dhomë ku mundën ta shihnin sëbashku sfidën e së mërkurës mbrëma.
Ishte kryeministri britanik ai që publikoi pamjet, teksa pas golit të fitores nga anglezët, ai shihet duke shtrënguar dorën me homologun holandez, i cili duket se pranon rezultatin që prodhuan skuadrat në fushë.
Tv Klan