Gara për trajnerin e kombëtares angleze sa vjen e bëhet më e fortë. Kandidatë të shumtë janë tashmë në tryezën e dëshirave të drejtuesve të Federatës, që ka publikuar edhe kushtet që duhet të plotësohen prej tij për të marrë drejtimin e “Tre Luanëve”.
Anglezët shpalosin ambiciet e saj të larta për këtë rol, i cili përfshin përfundimin e pritjes prej dekadash të Anglisë për një trofe të parë që nga Kupa e Botës në 1966.
Ai dha një tregues të kandidatit të tij të preferuar, duke thënë se trajneri i ardhshëm do të kishte “përvojë të rëndësishme të futbollit anglez, që ka dhënë rezultate në Premier League ose garat kryesore ndërkombëtare.
Afati i fundit për të aplikuar është 2 gushti, atëherë kur Federata do të bëj siç duhet analizimin për të gjetur profilin e duhur për të drejtuar kombëtaren. Gareth Southgate dha dorëheqjen pas dështimit ndaj Spanjës në Kampionatin Europian.
Ai e udhëhoqi skuadrën në katër turne të mëdhenj, teksa nuk arriti të fitojë pavarësisht se shkoi dy herë në Europian dhe kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018. Kandidat kryesore për të marrë drejtimin e kombëtares angleze janë Jurgen Klop, Mauricio Poketino dhe Tomas Tuhel.
Anglia luan me Irlandën në Ligën e Kombeve më 7 Shtator, me Federatën që ka pranua se do të ishte e gatshme të shkonte edhe me një trajner të përkohshëm.
Klan News