Protesta të dhunshme shpërthyen nën hijen e Kullës Eifel natën e kaluar, pasi Franca humbi me Portugalinë në finalen e Euro 2016.
Sipas policisë franceze, rreth 40 persona janë arresuar, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër tifozëve, që kanë hedhur shishe qelqi.
Turmat e tifozëve me flamuj francezë dhe portugezë janë acaruar pasi policia nuk ka lejuar hyrje e tyre pëpara dhe pas ndeshjes, në pjesën e Fan Zone, që ishte e mbushur me kapacitetin e saj prej 90.000 shikuesish./tvklan.al