“Antoneta Sevdari është e para magjistrate që rikthehet në detyrë nga radhët e prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë në kuadër të vettingut në drejtësi. Ishte Kolegji i Posaçëm i Apelimit që vendosi rikthimin e saj në detyrën e prokurores.”

Rikthimin e saj në detyrë, Sevdari e priti me emocione dhe lot gëzimi.

Tashmë me statusin e prokurores, Sevdari tha se mori drejtësinë që meritonte.

Antoneta Sevdari: Është shumë ditë e rëndësishme për mua si profesionalisht dhe personalisht. Ndihem e gëzuar që më në fund arrita të marr drejtësinë që vlerësoj që e meritoja. Sot është ‘Dita e Drejtësisë’ dhe unë e ndjej dyfish përgjegjësinë që në vazhdim të mbetem e përkushtuar në shërbim të saj.

Antoneta Sevdari rikthehet në sistemin e drejtësisë 5 vite pasi u shkarkua me vendim të formës së prerë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. KPA vendosi të rrëzojë vendimin e dhënë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që e konfirmoi në detyrë në vitin 2018. Sipas argumentimit të KPA-së në atë kohë, Sevdari u shkarkua për shkak të problemeve me pasurinë e bashkëshortit.

Vendimi për shkarkimin përfundimisht nga detyra e prokurores, Sevdari e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. E njohur ndryshe dhe si Gjykata e Strasburgut, vendosi se shkarkimi nga detyra të ri shqyrtohet dhe Sevdari të dëmshpërblehet në shumën e rreth 25 mijë Eurove.

Gjykata e Strasburgut gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës dhe vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional” dhe në shkelje procedurale, por theksoi se rasti i Sevdarit duhet të konsiderohet përjashtimor dhe se nuk mund të kthehet në një referencë kundër procesit të vetingut në tërësi.

Para shkarkimit nga detyra Sevdari ishte dhe anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Klan News