Antony është larguar nga Manchester United. Prej kohësh jashtë planeve të stafit teknik, braziliani ka vendosur të nisë një aventurë të re.

Sulmuesi i djathtë është transferuar te skuadra e Real Betis në La Liga. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për një huazim deri në fund të sezonit.

Lojtari do i nënshtrohet vizitave mjekësore, para se të zyrtarizohet si lëvizje.   

Antony u afrua nga Manchester United në verën e vitit 2022 për plot 80 milionë Euro, por asnjëherë nuk i përmbushi pritshmëritë që ishin për të. /tvklan.al