Skenat po xhiroheshin në Lindjen e Mesme, rritja e infektimeve pezulloi punën
Xhirimet e Mission Impossible 7, janë anuluar në Lindjen e Mesme për shkak të pandemisë. Ekipi është detyruar që të kthehet mbrapsht si pasojë e rritjes së rasteve.
Stafi i prodhimit janë kthyer në Mbretërinë e Bashkuar para se të zbatohen rregullat e detyrueshme të karantinës 10-ditore në hotele.
Duke filluar nga java e ardhshme njerëzit që hyjnë në Britani nga 33 vende të ‘listës së kuqe’, duhet të paguajnë një tarifë prej 1,750 paund për qëndrimin e tyre në hotel, duke shfaqur revoltë nga ekipi i filmit i cili i trembet faktit se vonesa do i lëri ata shumë kohë larg familjes.
“The Sun” raportoi se drejtuesit e studios u detyruan të punësojnë një avion privat për të siguruar që personeli mund të kthehej në shtëpi. Ekipi filloi së pari skenat e xhirimit në shkurt të vitit 2020, disa javë para bllokimit të parë global.
Xhirimet tani pritet të rinisin në Angli, ndryshimi i fundit në një listë të gjatë pengesash që datojnë nga viti i kaluar.
Tom Cruise, është shprehur i vendosur që xhirimet do të përfundojnë me kohë për datën e planifikuar të publikimit në kinema në Nëntor 2021.
Klan News