Kjo foto e Nicole Kidman e cila është bërë shumë e njohur në mesin e përdoruesve sociale mendohet se i referohet gjendjes së aktores pas finalizimit të divorcit me aktorin Tom Cruise.

Aktorja së fundmi sqaroi në një intervistë se nuk po i gëzohej ndarjes në vitin 2001 nga Cruise, por po filmonte një skenë filmi. Megjithatë, ky version nuk i ka bindur fansat të cilët e akuzojnë aktoren se ka gënjyer.

Megjithatë ylli i filmit “Babygirl” nuk specifikoi se cilit film i referohej kjo foto, duke i shtyrë përdoruesit e mediave sociale të bënin disa vëzhgime të tyre.

Fansat nuk gjetën asnjë provë se Kidman kishte veshur një veshje të ngjashme në një nga filmat e saj. Pati nga ata fansa që e besuan versionin e aktores dhe u shprehën se ndoshtja kjo skenë mund të ishte hequr nga filmat që ajo ka realizuar në të kaluarën.

Kidman u martua me Cruise në vitin 1990 dhe u ndanë 11 vjet më vonë. Gjatë martesës së tyre, çifti adoptoi dy fëmijë. Pas martesës me aktorin ajo u lidh me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza.

Klan News