Lewis Hamilton është penduar që nuk ka pranuar ofertën e Tom Cruise për të luajtur një rol në filmin ‘Top Gun: Maverick’. Aktori dhe ylli i Formula 1 kanë një miqësi të ngushtë, e cila ka nisur që nga viti 2014. Ata janë njohur në xhirimet e filmit “Edge of Tomorrow”, ku ylli i Hollivudit ka ftuar edhe shoferin e Mercedesit.
“Së pari, nuk kisha pasur asnjë orë mësimi në aktrim dhe nuk dëshiroja të isha unë ai që do të zhgënjeja publikun për këtë film”, është shprehur piloti i Formula 1 në një intervistë për revistën GQ.
Pavrasisht se Hamilton refuzoi kërkesën, miqësia me Tom Cruise vazhdon. 39-vjeçari po punon si producent në filmin e ri të regjisorit Joseph Kosinski dhe me protagonist aktorin Brad Pitt.
7 herë kampioni i botës ka ndihmuar kineastët gjatë procesit të xhirimeve me këshillat e tij.
Klan News