Një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Aqif Pasha” të Elbasanit.

Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu raporton se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në të gjithë apartamentin.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve./tvklan.al