Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri u shpall fajtorë me vendim të formës së prerë për shitblerje votash. Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë dhe e dënoi Belerin me 2 vite burg për blerjen e votave në Himarë në zgjedhjet e 14 Majit 2023.
Ndërsa për Pandeli Kokaveshin u vendosën 3 vite shërbim prove. Në sallën e gjyqit këtë herë ishte i pranishën edhe prifti i Dhërmiut. Vendimi u dha nga 3 gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi. Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e avokatëve të Belerit për përjashtimin e Daniela Shirkës.
Në seancë ishin të pranishëm mbështetësit e Belerit po ashtu edhe disa gazetarë grek. Ambasadorja e vendit fqinj Kostandia Kamici pas dënimit të Belerit, theksoi se procesi kishte shkelje ligjore.
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikpyetje për objektivitetin e procesit e çështjes prezumimi i pafajësisë, burgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të drejtës së betimit. Megjithë dëshirën e popullit të Himarës siç u shpreh ajo nëpërmjet procesit zgjedhor, bashkia ende sot drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit.”
Jashtë sallës së seancës kundër Belerit pati protesta nga komuniteti çam. Në seancën e parë që u mbajt në Apel, Beleri kërkoi pafajësi duke pretenduar se u arrestua padrejtësisht dhe me urdhër politik. Beleri u arresta në 12 Maj dy ditë para zgjedhjeve vendore pasi u kap në përgjime duke blerë 8 vota për 40 mijë Lekë. Beleri pritet që të fitojë lirin nga muaji tetor i këtij viti.
Klan News