Rinis në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme, procesi ndaj Moisi Habilajt dhe tre të pandehurve të tjerë: Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. Por kjo seancë u shty për shkak se mungonte një gjyqtare.

Në prill 2023 Apeli i Posaçëm e ktheu çështjen për rigjykim, por me tjetër trupë gjykuese, kjo pasi konstatoi shkelje procedurale gjatë fazës së gjykimit në mungesë.

Në Shkallë të Parë, Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj me nga 13.6 vjet secili. Për të katër të dënuarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen  e 1/3 së dënimit.

Por ky dënim u prish nga Apeli duke kthyer gjykimin me një tjetër trupë gjykuese. Mbi 4 të pandehurit që ndodhen në arrati rëndojnë akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

Klan News