Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin e dhënë nga Shkalla e Para për inceneratorin e Fierit, duke e rikthyer për gjykim me një trupë tjetër gjykuese.
Gazetarja Glidona Daci raporton se “Apeli” nuk ka dhënë argument pse e mori një vendim të tillë, por në raste të tjera, vendimet prishen për shkelje procedurale.
Kujtojmë se Shkalla e Parë shpalli fajtor ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe e dënoi me gjykim të shkurtuar me 6 vite e 8 muaj burg. Edhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg./tvklan.al