Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm nga Apeli i Gjykatës së Posaçme. Ai kërkoi të shfuqizohet vendimi i shkallës së parë, por gjyqtarët e Apelit lanë në fuqi vendimin burg përjetë.
Laert Haxhiu u shpall fajtor për masakrën e Lushnjës, krim I ndodhur në 11 Tetor të vitit 2017. Nga breshëria e plumbave mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha ndërsa u plagosën dy të tjerë. Objektiv ishte nipi i Aldo Bares, i cili i shpëtoi plumbave.
Në seancën e kësaj të mërkure, avokati Detar Hysi kërkoi ndryshimin e vendimit burgim të përjetshëm. Sipas tij, Laert Haxhiu është i pafajshëm dhe çështja duhet gjykuar nga fillimi me një tjetër trupë gjykuese. Një ndër përfaqësuesit e akuzës ishte dhe kreu i SPAK Altin Dumani.
Pas 8 vitesh në arrati, Laert Haxhiu u arrestua në Maj të vitit 2023 nga policia e Janinës. Pas një sërë çështjesh gjyqësore me drejtësinë greke, u vendos që ai të ekstradohet në Shqipëri. Më 3 Korrik të këtij viti ai iu dorëzua forcave special në pikën doganore të Kakavijës.
Në Gjykatën e Posaçme ka kaluarë për gjykim dosja ndaj 9 anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut. Ata akuzohen për disa vrasje, vendosje eksplozivi dhe grabitje me dhunë.
Klan News