Klevis Alla, dikur një bashkëpunëtor i drejtësisë, këtë të enjte u dënua me vendim të formës së prerë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në dy vrasje në Durrës.
Ai u gjet fajtor për vrasjen e dy miqve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdija në Mars 2020 dhe dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Prill të po të njëjtit vit.
Alla ishte në listën e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, pasi disa muaj pas ngjarjeve u dorëzua në policia dhe rrëfeu për atentatet dhe autorët me të cilët kishte bashkëpunuar.
Por me arrestimin e Nuredin Dumanit, i penduari kryesor i drejtësisë aktualisht, rezultoi që i riu kishte gënjyer mbi autorët e ngjarjes, duke përfshirë persona të tjerë, siç ishte Talo Çela dhe Altin Ndoci, ky i fundit i shpallur i pafajshëm.
Alla e pranoi vetë gjatë gjykimit që kishte gënjyer i frikësuar nga Nuredin Dumani, që ishte dhe organizator në të dyja vrasjet.
Në këtë proces Gjykata e Apelit gjithashtu gjeti fajtor dhe dënoi me 11 vite burg në total Enver Divën dhe Besjan Xhixhën. I pari për akuzën e sigurimit të kushteve për vrasje dhe i dyti për mashtrim.
Tv Klan