Apeli i GJKKO ka vendosur të rikthejë në qeli biznesmenin dhe administratorin e kompanisë “DAAM”, Ervis Lami. Sipas SPAK kjo kompani ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi.
SPAK thotë se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM.shpk’ janë investuar në pasuri të paluajtshme.
Më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie
Berberi dhe 2 biznesmenët u arrestuan mbrëmjen e 13 Marsit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. SPAK po heton Berberin për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash” ndërsa dy biznesmenët për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.
Klan News