Ish-kryeprokurori duhet të vuajë dënimin me dy vite burg
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla humbi një tjetër betejë me drejtësinë në Gjykata e Posaçme të Apelit, e cila nuk pranoi të pezullonte ekzekutimin e dënimit të tij me burg, me të paktën 6 muaj. Apeli la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që nuk kishte pranuar argumentet e avokatit, se Llalla është në gjendje shëndetësore të rënduar dhe për këtë shkak, arrestimi i tij do e rëndonte më shumë.
Sipas kërkesës së dorëzuar në Gjykatë, mbrojtja pretendon se në Qershor të 2021 ish-kryeprokurori ka qenë i shtruar në spitalin Nënë Tereza për disa ditë dhe se aktualisht, ka nevojë për kujdes profesional mjekësor.
Megjithatë, Gjykata e Apelit duke vlerësuar edhe arratinë e Adriatik Llallës vendosi të mos pranojë kërkesën dhe të lërë në fuqi vendimin e ekzekutimit të menjëhershëm të dënimit.
Ish-kryeprokurori u dënua me 2 vite burg për fshehje të pasurisë në tri raste, teksa iu shmang drejtësisë një javë para dhënies së vendimit të formës së prerë dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar.
Tv Klan