Një ditë më parë, policia njoftoi se Adriatik Llalla ishte arrestuar në Romë, por në studio e “Opinion” në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha ka thënë se atij nuk i rezulton që Llalla është arrestuar. Gjatë fjalës së tij, gazetari tha po ashtu se për veprën që ka Llalla është pak e vështirë që të ndodhë ekstradimi në Shqipëri sepse në Itali nuk është i detyrueshëm diçka e tillë.
Artan Hoxha: Mua nuk më rezulton që Adriatik Llalla është arrestuar. Ai është paraqitur në datën 10, prandaj dhe ne e kemi pasur njoftimin një ditë me vonesë. Ai është paraqitur për të përfituar nga procedurat, mesa kam kontaktuar unë nga procedurat e azilit. Kjo pak rëndësi ka, për Shqipërinë si të jetë arrestuar, si të jetë paraqitur vetë, Shqipëria ka bërë kërkesën për ekstradim në Shqipëri. Gjykata do të marrë parasysh së pari kërkesën që do t’i shkojë nga Shqipëria për ekstradimin sepse Shqipëria ka kërkuar ekstradimin. Unë mesa di, në Itali për veprën që ka Llalla është pak e vështirë të ndodhë ekstradimi sepse në Itali nuk e kanë të detyrueshëm ekstradimin./tvklan.al