Reagimi i ambasadores amerikane, pas sekuestrimit të pasurive të Llallës

Mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Reformës në Drejtësi, ambasadorja Yuri Kim e përsërit herë pas herë. Edhe këtë të enjte, reagimi i saj ishte i menjëhershëm, pasi SPAK njoftoi sekuestrimin e disa pronave të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Antimafia, për të hequr përfitimet nga korrupsioni. SHBA vijon të mbështesë me forcë zbatimin e Reformës në Drejtësi, e kërkuar nga populli shqiptar & sipas statusit të Shqipërisë si aleate në NATO & aspirante në BE”.

Ky është pikërisht lloji i çështjes së korrupsionit, për të cilat SPAK u ngrit të ndjekë penalisht”, shkruajti Yuri Kim në dy reagime të njëpasnjëshme në Twitter./tvklan.al