Apeli rivendosi në sekuestro 1 apartament dhe 20 mijë m² tokë
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që i vendosi nën sekustro pasuritë.
Pak ditë më parë, Apeli i Posaçëm rivendosi në sekuestro një apartament në Durrës, si edhe 20 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Llallës në Tiranë.
Ish-kryeprokurori pretendon se Apeli i Posaçëm në vendimin e tij ka dalë jashtë kërkesave të Prokurorisë.
Fillimisht Gjykata Speciale i hoqi sekuestron e pasurive ndaj Llallës, por Apeli rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë duke lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë.
Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.
Tv Klan