Apple dhe Amazon kanë pezulluar aplikacionin Parler, dhe tashmë ky rrjet social nuk do të mundet të shkarkohet në App Store.

Veprimi nga këto dy kompani, vjen pas veprimi të ngjashëm nga Google, që bllokoi aplikacionin Parler të premten.

Shkak për këtë vendim duket se është mbështetja e madhe që ky aplikacion i ka dhënë Presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe mbështetësve të tij dhe shihet si një strehë për njerëzit e dëbuar nga Twitter.

Ne kemi pezulluar Parler nga App Store derisa ata të zgjidhin këto çështje“, ishte ky komenti nga Apple në një deklaratë.

Apple i kishte dhënë Parler 24 orë për të paraqitur një plan të detajuar të moderimit, pasi shihet si një dritare për nxitje dhune, për shkak se shumë llogari janë bllokuar në aplikacionet e tjera.

Ndërkohë Amazon njofton se ka pezulluar Parler nga njësia e saj Amazon Ëeb Services, për shkeljen e kushteve të shërbimeve duke dështuar në marrjen e masave për pengimin e përhapjes së dhunës./tvklan.al