Një sëmundje tumorale, malinje apo beninje është jo vetëm kërcënim ndaj shëndetit e deri në rrezik serioz ndaj tij, por krijon edhe pasiguri emocionale e financiare. Për të ndihmuar individët që t’i dedikohen plotësisht luftës ndaj sëmundjes, SIGAL Uniqa Group Austria ka ideuar një paketë të re për sigurimin e shëndetit.
Sigurimi Anti-Tumor mund të aplikohet nga çdo person rezident në Shqipëri, Kosovë apo Maqedoninë e Veriut. Shefi ekzekutiv i SIGAL, Avni Ponari shpjegon në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se si funksionon ndihma financiare në rast diagnostikimi me tumor.
Avni Ponari: Mënyra e mbrojtjes nga industria e sigurimeve ose nga SIGAL, ajo që ofron sot në treg është e tillë që me një prim të përcaktuar, mund të marrësh para ‘cash’ dhe të kujdesesh për veten tënde, pra një shumë të caktuar që fillon nëse do të përfitosh deri në 10 mijë euro, duhet të paguash deri në 50 euro në vit dhe në rast se konstatohesh me tumor, do të përfitosh 10 mijë euro por kjo shumë mund të rritet në varësi që ti paguan, 70, 100, 150 deri në 100 mijë euro.
Ponari shton se veç tarifës së përballueshme, individi përfiton mbulim shëndetësor 100% në të gjitha spitalet e Europës, madje edhe dikë për ta shoqëruar në spital.
Avni Ponari: Në rast konstatimi të kancereve dhe je i siguruar, paguan 200-300 euro në vit, atëherë SIGAL të mbulon deri në 1 milion euro në të gjitha spitalet e Europës, kujdes shëndetësor.
Aldo: Prit pak! 300 euro në vit…
Avni Ponari: 200-300.
Aldo: Le të themi 250. 250 do të thotë dy dreka. Kaq duhet?
Avni Ponari: Kaq duhet dhe je i mbuluar deri në 1 milionë euro. SIGAL paguan të gjitha faturat dhe një person që të të shoqërojë në spital në rast se konstatohesh me këto sëmundje tumorale dhe kjo përfshin një gamë më të gjerë sepse përfshin sëmundjet e kokës, zemrës dhe disa sëmundje të brendshme të cilat janë të rrezikshme dhe transplantin brenda kësaj pakete.
Një tjetër avantazh i paketës është opinioni i një specialisti tjetër nga qendra të posaçme mjekësore për çdo diagnozë.
Avni Ponari: SIGAL merr përsipër që ta dërgojë analizën apo personin në rast se ka nevojë, të marrë opinionin e dy dhe tre mjekëve duke u bindur plotësisht që është apo s’është realisht kjo. Kemi rreth 7% të të dërguarve që janë kontrolluar dhe kanë dalë që nuk janë me sëmundje kanceri.
Paketa mund të aplikohet te të gjithë, nga mosha 0-80 vjeç./tvklan.al