Arabët blejnë për 800 milion dollarë ndërtesën e famshme të Nju Jorkut, Chrysler Building.
Ajo është një nga gradaçelat më të larta në vend dhe i përkiste kompanisë “Prudential Financial”.
Gradaçela është 77-vjeçare, e lartë 319 metra dhe është ndërtuar në vitin 1930. Tashmë pronë e Abu Dabi Investment Authority gradaçela shtrihet në 405 Leksington Avenue në zemër të Manhattanit.
Kulla ka qenë ndërtesa më e lartë e botës duke lënë pas atë Eiffel në Paris dhe sipas pronarit të saj, Uollter Chrysler, do të bëhet e dyta në botë pas ndërtesës, Empire State Building.
Blerja e Chrysler Building është simbolike në krahasim me blerjet e thesareve imobiliare nga vendet naftëmbajtëse.
Shumë ndërtesa të tjera do të blihen nga investitorë të huaj si në Boston, Uashington dhe San Francisko.
Nju Jorkezët kërcasin dhëmbët. Të huajt po na marrin ikonat e qytetit, thonë ata./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle