E ardhmja e Kevin de Bruyne mbetet në dyshim të madh. Mesfushori belg ka në tryezë një ofertë faraonike nga Arabia Saudite, duke e tunduar për tu larguar nga Manchester City që në këtë merkato vere.
Shifrat përllogariten në rreth 70 milionë euro në sezon, me skuadrën që mbetet ende enigmë.
Shtyrja e periudhës për të rinovuar kontratën që skadon verën e 2025 ka krijuar hije dyshime rreth Manchester City. Këto të fundit i kanë lënë hapësirë 32-vjeçarit për të menduar hapin e radhës, ku nuk përjashtohet mundësia e largimit.
Ish-mesfushori i Wolfsburg është futbollisti më jetëgjatë te City, pasi luan në “Etihad Stadium” nga viti 2015, duke hapur një cikël të ndërtimit të skuadrës për sukseset e mëdha. Në 21 paraqitje të tij në të gjithë garat këtë sezon, De Bruyne ka qenë vendimtar për ekipin e Pep Guardiolës.
16 asiste dhe 6 gola i dhënë nga belgu, për ta ndihmuar skuadrën që të jetë konkurruese në dy fronte, titullin e katërt radhazi në Premier League dhe ruajtjen e trofeut të FA Cup kundër rivalit të qytetit, Manchester United.
Klan News