Arabia Saudite vendos të shtojë prodhimin e naftës. 1 muaj pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vetëm dy ditë pas apelit të G8, autoritetet arabe pranojnë t’i bashkohen përpjekjeve për t’i bërë ballë krizës së rritjes së çmimeve, veçanërisht të arit të zi.

Vendimi u bë i ditur menjëherë pas takimit me sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon dhe ministrit arab të naftës Ali al-Naimi. Ata thanë se çmimi i arit të zi është jonormal, duke fajësuar faktorët spekulative. Rritja e prodhimit nisi që prej këtij muaji me 300 mijë fuçi në ditë, ndërsa në korrik do të shtohen dhe 200 mijë fuçi në ditë.

Vendimi i vendit më të madh i prodhimit të arit të zi është parë më pozitivistet nga ekonomistët ata parashikojnë një zbutje të krizës e cila po përfshin shumë sektorë të ekonomisë botërore. Aktualisht çmimi i naftës është 134.86 dollarë për fuçi, pas rënies prej 2 dollarësh në bursat e Nju Jorkut gjatë fundjavës. /tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj