Lajme Arkiva 2003
Kreu i Partisë Aleanca Demokratike Arben Imami e shikon dorëheqjen e zëvendës kryeministrit Meta nga posti i tij si pjesë e intrigave të socialistëve qeverisëse ndërsa ai është shprehur se opozita nuk ka hapësirë për të ndërhyrë në këtë konflikt.
Gazetarja: Lajmi i fundit është dorëheqja e zëvendëskryeministrit Meta, mendoni se opozita duhet të përfitoj në këtë moment?
Arban Imami: Po të flas si politikan unë do e kisha të vështirë të flisja për zotin Meta i cili i përket një partie tjetër, por përsa i përket opozitës besoj se nuk janë të bashkëlidhura këto dy gjëra.
Në prononcimin e tij për Tv Klan, Imami ka vlerësuar si të plotë dhe komplekse figurën e kandidatit demokrat Spartak Ngjela për kreun e Bashkisë së Tiranës./tvklan.al