Arbër Hoxha e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Kroaci, aty ku është pjesë e skuadrës së Dinamo Zagreb.
Sulmuesi shqiptar, ka gjetur rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e para të kampionatit. Pas golit në javën e parë, Hoxha shënoi edhe në javën e dytë ndaj Osijek.
Futbollisti 25-vjeçar barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 21, për t’i hapur rrugën përmbysjes së Dinamo Zagreb, që në fund fitoi 2-1.
Hoxha e nisi si titullar këtë përballje, ndërsa ishte një nga më të spikaturit në fushën e lojës. Për këtë arsye, sulmuesi ka marrë një vlerësim të rëndësishëm në Koraci.
Hoxha është zgjedhur në formacionin më të mirë për javën e dytë në kampionatin kroat. Lojtari kuqezi duket në formë të jashtëzakonshme, ashtu siç ndodhi edhe në Europiani, kur i mahniti të gjithë me paraqitjet e treguara me fanellën e Shqipërisë. /tvklan.al