Balluku: Bypass-i i Vlorës përfundon para sezonit veror
Qeveria miratoi sot vendimin për shpronësimet e pronave që preken nga ndërtimi i ByPass-it të Vlorës. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kjo do i hapë rrugë përfundimit të punimeve të këtij aksi shumë të rëndësishëm para sezonit të ardhshëm veror.
Gjithashtu Ministrja e Infrastrukturës bëri të ditur se ka nisur reformimi i thellë i sektorit të ujit, i cili pritet të përfundojë brenda 12 muajsh dhe që do të sjellë një mënyrë të re të menaxhimit të ujësjellësve dhe një shërbim më të mirë për qytetarët.
Gjatë mbledhjes së qeverisë u bë edhe emërimi i Ardi Veliut si zëvendësministër i ri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Tv Klan