Qytetarët prej kohësh neglizhojnë masat kundër Covid, edhe pse policia dhe agjenci të tjera vijojnë kontrollet në terren. Mbrëmjen e djeshme ka zbritur në terren edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka parë nga afër zbatimin e masat dhe inspektoi punën e policisë së kryeqytetit.
Policia në një njoftim në mediat sociale, bën me dije se Veliu u ka kërkuar drejtuesve të DVP Tiranë të qëndrojnë në krye të shërbimeve, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave anti-Covid, jo për të vendosur gjoba.
Po ashtu ai ka theksuar se punonjësit e Policisë në terren duhet të intensifikojnë kontrollet në lokale dhe duhet të ushtrojnë kontrolle të pandërprera në sheshe, bulevarde e në çdo ambient publik, duke treguar zero tolerancë ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë masat dhe protokollet e sigurisë.
Por edhe pse kontrollet e policisë janë shtuar, sërish zbatimi i masave nga të rinjtë çalon. Më herët Tv Klan ka raportuar se si janë shkelur masat në kryeqytet në një kohë që rritja e rasteve vazhdon.
Ditët e fundit është vënë rritje e madhe e rasteve dhe numrit të viktimave dhe ekspertët kërkojnë që të shtohen masat anti-Covid./tvklan.al