Kërkohet dorëheqja e Ardi Veliut
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka dalë në protestë ditën e sotme në sheshin përpara Ministrisë së Brendshme.
Tubimi erdhi për shkak të ndalimit të dhunshëm nga policia të 4 aktivistë të kësaj Aleance, Astrit Seranajt, Ergys Mërtiri, Donald Martini dhe Gentjan Hasanit.
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Ardi Veliut, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke e akuzuar për dhunën e policisë në mënyrë të vazhdueshme ndaj qytetarëve.
Tv Klan